zoom

Lajme

“Pompat e hidrovorit në Porto Romano nuk punojnë”, Berisha: Përmbytja në Durrës u ndihmua nga korrupsioni

“Pompat e hidrovorit në Porto Romano nuk punojnë”, Berisha: Përmbytja në Durrës u ndihmua nga korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas përmbytjeve masive të shënuara në Qarkun e Durrësit, duke hedhur akuza për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Në mesazhin e tij, kreu demokrat shprehet se situata e rëndë është ndikuar drejtpërdrejt nga gjendja e portave të hidrovorit të Porto Romanos, të cilat, sipas tij, nuk kanë funksionuar siç duhet. Ai thekson se “përmbytja u ndihmua nga korrupsioni”, duke publikuar edhe vlerësimin e funksionimit të secilës portë.

Sipas përshkrimit të bërë në postim, porta e parë nuk është e qartë nëse funksionon, porta e dytë punon, e treta nuk punon, e katërta dhe e pesta janë funksionale, ndërsa porta e gjashtë dhe e shtatë nuk punojnë. Po ashtu, edhe porta e tetë dhe e nëntë rezultojnë jashtë funksionit.

Reagimi i kreut të opozitës vjen në një kohë kur zona e Durrësit është përballur me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të shumta materiale./ Zoom.al

Postime të lidhura