zoom

Aktualitet

Tirana rrezikon të përmbytet, Lana gati të dalë nga shtrati

Tirana rrezikon të përmbytet, Lana gati të dalë nga shtrati

Reshjet e dendura të ditëve të fundit po shtojnë presionin mbi sistemin e kullimit në disa qytete të vendit, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar në kryeqytet. Lumi Lana ka shënuar rritje të ndjeshme të nivelit dhe ndodhet shumë pranë kapacitetit maksimal.

Pika më kritike paraqitet në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku uji ka mbërritur në kufijtë e hapësirave të gjelbra përgjatë shtratit të lumit. Vazhdimi i reshjeve me të njëjtin intensitet mund të sjellë daljen e ujit jashtë shtratit dhe përmbytje të rrugëve përreth.

Kjo pjesë e kryeqytetit konsiderohet prej vitesh si një nga pikat më problematike gjatë motit të keq, pasi ka histori të përsëritura të daljes së Lanës nga shtrati në raste reshjesh intensive.

Zona në fjalë është e njohur për problematika të përsëritura gjatë ditëve me reshje të dendura shiu për shkak të kapacitetit të kufizuar për të përballuar prurje të mëdha ujore në kohë të shkurtër./ Zoom.al

Postime të lidhura