Aplikacion
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shqipëri, duke u bërë thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara.
Në njoftimin e saj, ambasada thekson se përkeqësimi i motit dhe reshjet intensive kanë shtuar rrezikun e përmbytjeve, ndërsa në disa zona të vendit janë vendosur urdhra evakuimi. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë shpejt dhe se vërshimet e ujit mund të ndodhin edhe pa paralajmërim.
Sipas ambasadës, reshjet e vazhdueshme mund të sjellin mbyllje rrugësh, izolim zonash si dhe rrëshqitje dheu, duke vështirësuar lëvizjen dhe qasjen në shërbime emergjente. Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ambasada amerikane bën të ditur se ka vënë në dispozicion kanale informimi dhe ndihme për shtetasit e saj që ndodhen në Shqipëri dhe kanë nevojë për asistencë, ndërsa situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit