zoom

Aktualitet

Situatë alarmante në Mifol, lumi mbulon urën e vjetër

Situatë alarmante në Mifol, lumi mbulon urën e vjetër

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në zonën e Mifolit, duke bërë që lumi të dalë mbi kuotat normale dhe të mbulojë plotësisht urën e vjetër.

Për shkak të rrezikut për sigurinë, autoritetet kanë vendosur pezullimin e menjëhershëm të qarkullimit mbi këtë aks.

Situata e krijuar nga moti i keq vijon të jetë problematike edhe në disa fshatra përgjatë shtratit të lumit, ku përmbytjet kanë prekur rrugë dhe banesa. Në zonat më të rrezikuara, si Ferrasi, Novosela dhe Katundi i Ri, po vijojnë evakuimet e banorëve për të shmangur rrezikun për jetën e tyre.

Sipas strukturave të emergjencës, ekziston mundësia që përmbytjet të shtrihen edhe më tej nëse reshjet e shiut vazhdojnë me të njëjtin intensitet gjatë orëve në vijim. Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin zonat e rrezikuara./ Zoom.al

Postime të lidhura