zoom

Aktualitet

Vjosa del nga shtrati, rruga e vjetër Fier-Vlorë bëhet e pakalueshme

Vjosa del nga shtrati, rruga e vjetër Fier-Vlorë bëhet e pakalueshme

Situata e përkeqësuar nga reshjet intensive ka sjellë dalje të lumit Vjosë nga shtrati në disa segmente të tij, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor dhe rrezik për zonat e banuara. Si pasojë, rruga e vjetër që lidh Fierin me Vlorën është bërë e pakalueshme për automjetet.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke vendosur postblloqe në zonat e prekura dhe duke pezulluar lëvizjen e mjeteve për arsye sigurie, deri në stabilizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të emergjencave civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në disa zona ku ekzistonte rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tyre, si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumenjve.

Alarmi i parë për largimin e banorëve u dha në Novoselë, ku niveli i Vjosës shënoi rritje të konsiderueshme. Në zonën pranë urës së Mifolit, u raportuan përmbytje të tokave bujqësore dhe depërtim i ujit në banesa, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë me masa parandaluese./ Zoom.al

Postime të lidhura