Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh kanë sjellë probleme edhe në zonat e Lushnjës dhe Divjakës. Lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rreth 130 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës në fshatrat Ngurrëz dhe Imshtë.
Ndërkohë, situata paraqitet kritike edhe në lumin Shkumbin, i cili ndodhet pranë nivelit maksimal, me disa hektarë tokë tashmë nën ujë dhe rrezik për përmbytje të tjera.
Sipas të dhënave, janë përmbytur gjithsej rreth 150 hektarë tokë e mbjellë në njësinë administrative Grabjan të Divjakës dhe në njësinë administrative Dushk të Lushnjës.
Për të përballuar situatën, hidrovoret e Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa reshjet e shiut vijojnë ende me intensitet mesatar, duke mbajtur të lartë rrezikun për përkeqësim të mëtejshëm të situatës./ Zoom.al