Aplikacion
Reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ndodhet tashmë në kufijtë kritikë, duke shtuar rrezikun për dalje nga shtrati.
Situata paraqitet më problematike në zonën e Urës së Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur rreth 8 metra. Si pasojë, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore janë përmbytur, ndërsa banorët e zonave përreth janë vënë në gjendje alarmi.
Autoritetet paralajmërojnë se nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, ekziston rrezik i lartë për përmbytje të mëtejshme. Fshatrat më të ekspozuara ndaj daljes së Vjosës nga shtrati janë Çerven, Kashishtë, Çerras, Ferras, si edhe zona të tjera përgjatë argjinaturës së lumit në territorin e qarqeve Fier dhe Vlorë.
Strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari