zoom

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, si është gjendja shëndetësore e policit të plagosur

Ngjarja në Maliq, si është gjendja shëndetësore e policit të plagosur

Polici Edison Adri, që mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë operacionit në Maliq, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije 36 vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull pas plagëve të marra gjatë përplasjes.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e efektivit paraqitet e qëndrueshme dhe ai ndodhet nën kujdesin intensiv të stafit mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, autori Violand Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës nën masa të forta sigurie.

Ngjarja ndodhi në Maliq, ku forcat e policisë kishin ndërhyrë për kapjen e Violand Braçellarit, një person i shpallur në kërkim prej vitesh. Gjatë operacionit, situata ka degraduar në përdorim armësh, ku mbeti i plagosur efektivi Edison Adri, ndërsa edhe autori i dyshuar u neutralizua dhe u transportua drejt spitalit.

Sipas të dhënave paraprake, Braçellari kishte mundur t’u shpëtonte disa operacioneve policore ndër vite, ndërsa autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat e përplasjes së armatosur që çoi në plagosjen e efektivit dhe në vrasjen e policit Enea Mekolli./ Zoom.al

Postime të lidhura