zoom

Aktualitet

“Gjakftohtë, asnjë pendesë”, dëshmitarët tregojnë sjelljen e Violand Braçellarit pasi vrau policin Enea Mekolli

“Gjakftohtë, asnjë pendesë”, dëshmitarët tregojnë sjelljen e Violand Braçellarit pasi vrau policin Enea Mekolli

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lozhan të Maliqit, në rrethinat e një stani ku fshihej autori i plagosur Violand Braçellari, i shumëkërkuar dhe dënuar në mungesë për kultivim droge, i cili vrau gjatë aksionit efektivin Enea Mekolli dhe plagosi Edison Adrin.

Sipas rrëfimeve, n ë momentin e arrestimit, autori Violand Bracellari ka treguar gjakftohtësi të plotë. Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk rënkonte.

Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

Braçellari rezulton me precendentë të mëparshme kriminale dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.

Mbetet mister se si Braçellari u lirua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për seancën gjyqësore, pasi ai nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan të Maliqit.

Postime të lidhura