Aplikacion
Familja Mekolli në Lozhan të Maliqit sot po përjeton humbjen e djalit të dytë brenda pal vitesh.
Djali i familjes, efektivi i policisë Enea Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
34-vjeçari, baba i një fëmije të vogël, mbeti i vrarë në krye të detyrës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, teksa forcat e policisë ndërhynë për të neutralizuar Braçellarin, i cili prej vitesh i ishte shmangur autoriteteve.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit pati përplasje me armë zjarri, ku efektivi Enea Mekolli u qëllua për vdekje, ndërsa një tjetër polic mbeti i plagosur. Autori i dyshuar, Violand Braçellari, u neutralizua dhe më pas u transportua drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Dhimbja është edhe e madhe për familjen Mekolli, e cila po përjeton një tragjedi të dytë.
Pak vite më parë, familja kishte humbur edhe djalin tjetër, po ashtu efektiv policie, i cili ndërroi jetë pas një beteje me leuçeminë. Sot, prindërit e Eneas ndodhen përballë një tjetër humbjeje të rëndë, pasi do t’i japin lamtumirën edhe djalit të tyre të dytë.
Gazetari Xhensil Shkëmbi raportoi se familja Mekolli ka pasur dy djem, të dy pjesë të Policisë së Shtetit, por tashmë asnjëri prej tyre nuk jeton më.
“Një nënë që ka përcjellë një djalë vite më parë dhe tani duhet të përcjellë edhe tjetrin. Të dy policë dhe të dy të humbur tragjikisht”, u raportua gjatë lidhjes live nga Korça./ Zoom.al
Protesta për Zvërnecin shtrihet edhe në Kosovë, tubim para ambasadës shqiptare në Prishtinë