Aplikacion
Presidenti Bajram Begaj u përball sot me revoltën e familjes Mekolli gjatë ceremonisë mortore të Enea Mekollit, policit që humbi jetën gjatë një operacioni në Maliq.
Në një moment tronditës, familjarët shpërthyen në akuza të drejtpërdrejta ndaj institucioneve, duke deklaruar se Shqipëria është lënë në duart e krimit dhe se shteti ka dështuar të mbrojë ata që veshin uniformën.
“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa. Po na vrisni. Bëhuni të zotë! E latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia, por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, u shpreh me dhimbje dhe zemërim xhaxhai i të ndjerit.
Fjalët e tij krijuan një atmosferë të rëndë dhe prekëse, ndërsa Presidenti Begaj, i pranishëm në homazhe, mbeti i heshtur përballë akuzave dhe nuk dha asnjë reagim publik.