zoom

Aktualitet

(Video prekëse) Me uniformën e “Shqiponjave”, kolegët në lot i japin lamtumirën policit të vrarë, Enea Mekolli

(Video prekëse) Me uniformën e “Shqiponjave”, kolegët në lot i japin lamtumirën policit të vrarë, Enea Mekolli

Mes lotësh, kolegët e trupës së “Shqiponjave” i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në operacionin për arrestimin e Violand Braçellarit dje në Lozhan të Maliqit.

Enea, 34 vjeç ishte babai i një fëmije.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.

Familja refuzoi varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve dhe ai po varroset në fshatin e tij të lindjes. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë (leuçemi), gjithashtu efektiv policie./ Zoom.al

Postime të lidhura