Aplikacion
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën u miratuan vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit.
Përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre.
“Asnjë ndihmë nuk mund të zbusë dhimbjen për ngjarjen e rëndë, por shteti ka detyrimin të qëndrojë pranë familjeve të tyre, me respekt, mirënjohje dhe mbështetje konkrete. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet. Krahas vendimit të sotëm, Ministria e Punëve të Brendshme po ndjek të gjitha procedurat ligjore për trajtimin e familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”, tha ministri.
Enea Mekolli mbeti i vrarë gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari, më 4 qershor, ndërsa Adri mbeti i plagosur. Autori gjithashtu u plagos dhe ndodhet në spital.
Rekordet e Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe “kërcënojnë” disa prej arritjeve historike