zoom

Të gjitha

Pas replikave me fansat e saj, Cardi B mbyll faqet e saj të internetit

Pas replikave me fansat e saj, Cardi B mbyll faqet e saj të internetit

Rep-artistja e njohur amerikane, Cardi B, po  vazhdon largimin nga mediat sociale, duke  mbyllur edhe llogarinë e saj në Instagram.

Gjatë ceremonisë “Grammy”, e cila u mbajt të dielën , reperja e çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter dhe tani, as profili i saj në Instagram nuk është më aktiv,.

Cardi, e cila në vitin 2019 e fitoi çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë rep”, nuk dha ndonjë shpjegim për largimin e saj nga mediat sociale. Por, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore, ajo pati shkëmbim të ashpër me një numër ndjekësish të saj në Twitter, të cilët ishin të zhgënjyer që idhulli i tyre zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë ngjarje, pavarësisht se u nominua për performancën më të mirë rep për hitin e vitit 2021 “Up”.

“Unë nuk do të marr pjesë në një ceremoni nëse nuk kam këngë të re për ta performuar, ose pa u lansuar albumi im. Por, do të shihemi vitin e ardhshëm”, shkroi reperja në mesazhin e parë të shkëmbyer me fansat, të cilëve ua bëri me dije se asnjëherë nuk kishte deklaruar se do të jetë e pranishme në Las Vegas. Faqja zyrtare e rep artistes së famshme në Facebook, vazhdon të jetë aktive./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura