Aplikacion
Çifti i njohur i artistëve Cardi B dhe Offset më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre 7 muajsh. I vogli quhet Wave Set Cephus.
29 vjeçarja , ka shpërndarë fotot e para të vogëlushit në rrjetet sociale. Në fotot e ëmbla, Wave ka veshur një xhup blu teksa ajo cfarë bie më shumë në sy është padyshim varësja e trashë me diamantë.
Nuk vonoi shumë dhe fansat vërshuan me komente të shumta për të voglin dhe ajo cfarë ata vunë në dukje ishte padyshim ngjashmëria e madhe me motrën e tij të madhe, Kulture.

Duket se për Cardi B, mëmësia i ka ndryshuar jetën por ajo do të vazhdojë ti përkushtohet po njësoj karreierës së saj profesionale ,madje këngëtarja e hitit muzikor ‘ Bodak Yellow’ ka një motiv më shumë për të punuar .
Lindja e Wave u njoftua nga çifti, i cili u martua në vitin 2017, më 6 shtator, me një foto në Instagram ku foshnja ndodhet në spital së bashku me prindërit e tij. Përveç fëmijëve me këngëtaren kujtojmë se reperi Offset ka tre fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme./L.K
/Zoom.al