zoom

Lajme

Mungesa e Arbanës dhe Eduartit në festë, çfarë fshihet pas largimit të tyre nga “Ferma VIP”?

Mungesa e Arbanës dhe Eduartit në festë, çfarë fshihet pas largimit të tyre nga “Ferma VIP”?

Edicioni i tretë i spektaklit “Ferma VIP” u mbyll të hënën në mbrëmje me finalen e madhe, ku fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti.

Menjëherë pas finales, është organizuar edhe festa zyrtare e përmbylljes së sezonit, ku janë mbledhur ish-pjesëmarrësit, opinionistët dhe i gjithë stafi i produksionit për të festuar përfundimin e këtij edicioni.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë mungesa e dy figurave kryesore të projektit. Moderatorja e programit Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk janë shfaqur në eventin e organizuar pas finales.

Mungesa e tyre ka qenë e papritur dhe ka surprizuar të ftuarit, të cilët i prisnin në festën e mbylljes së sezonit. “Të gjithë mendonin se do të vinin, por nuk u panë askund”, thanë burime për Prive.

Ndërkohë, kjo situatë ka hapur diskutime edhe në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e moderatores në këtë format. Sipas të njëjtave burime, Arbana Osmani mund të mos jetë më pjesë as e emisionit përmbledhës “Post Ferma”.

Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga palët, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për angazhime personale apo për një shkëputje nga projekti.

Postime të lidhura