zoom

Lajme

Pas surprizës së Florit, Soni Malaj habit me deklaratën: “Nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”

Pas surprizës së Florit, Soni Malaj habit me deklaratën: “Nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”

Surpriza që Flori Mumajesi i bëri Soni Malaj në “Ferma VIP” vazhdon të jetë një nga momentet më të komentuara në rrjet.

Teksa në sfond dëgjohej kënga “Fluturimi 3470”, disa dronë ndriçuan qiellin me mesazhe të dedikuara për këngëtaren, mes tyre edhe fraza: “Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”. 

Surpriza erdhi pasi disa kohë mëparë Moza i bëri një thirrje publike Florit që t’i dërgonte një shenjë ish-partneres së tij, ndërsa Soni po i rrëfente historinë e tyre të dashurisë.

Momenti emocionoi dukshëm këngëtaren, e cila nuk mundi të fshehë emocionet para fermerëve të tjerë. 

Por, jo vetëm aq. Gjatë një bisede të mëvonshme me Zhakun dhe Klevisën, Soni bëri një deklaratë që ngriti edhe më shumë pikëpyetje rreth raportit të saj me Florin.

Kur u pyet se sa kohë kanë qenë në një lidhje dashurie, përgjigjja e saj ishte:

“Nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”. 

Një fjali e vetme që la vend për shumë interpretime dhe që menjëherë u bë virale në rrjetet sociale. 

Nuk është ende e qartë nëse Soni nënkuptoi se ka ende ndjenja të pazbehura apo nëse bëhet fjalë thjesht për lidhjen e veçantë që ata kanë ruajtur ndër vite.

Postime të lidhura