zoom

Lajme

Rrëfimi i Soni Malajt: Kam e qenë e paralizuar e vogël

Rrëfimi i Soni Malajt: Kam e qenë e paralizuar e vogël

Këngëtarja shqiptare Soni Malaj, e cila aktualisht është konkurrente te “Ferma VIP”, ka rrëfyer për herë të parë një periudhë shumë të vështirë të fëmijërisë së saj.

Sipas deklaratës së saj, ajo vuante nga një formë e rëndë reumatizmi kur ishte vetëm 7-8 vjeçe dhe për një periudhë nuk mund të ecte. Artistja tregoi se kishte kaluar kohë në spital dhe se familjarët e mbanin në krahë për ta ndihmuar në lëvizje dhe për të vazhduar shkollën.

Ajo kujtoi gjithashtu një moment në Valbonë, ku pas kontaktit me ujë shumë të ftohtë, gjendja e saj u përkeqësua sërish dhe humbi përkohësisht aftësinë për të ecur.

“Kam qenë e paralizuar e vogël. Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di. Nuk ecja dot deri në shkollë fillore.

Ikëm në Valbonë, që iknim në fundjavë, futa këmbët në ujë të ftohtë dhe u paralizova direkt”, tha ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura