zoom

Lajme

Mimoza Ahmeti “kokë më kokë” me Ilir Shaqirin, shpallet fituesi i Ferma Vip 3! Kush e fitoi çmimin e madh

Mimoza Ahmeti “kokë më kokë” me Ilir Shaqirin, shpallet fituesi i Ferma Vip 3! Kush e fitoi çmimin e madh

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të spektaklit televiziv Ferma VIP, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

Pjesë e garës që prej ditës së parë, Ahmeti arriti të fitojë mbështetjen e publikut dhe të dalë më e votuara në finalen e madhe. Në duelin përfundimtar ajo u përball me Iliri, ndërsa rezultati i votimit e kurorëzoi fituese.

“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha poetja.

Në renditjen përfundimtare të finales, vendi i tretë i takoi Visit, i katërti u rendit Soni, ndërsa në vendin e pestë përfundoi Bujaka./ Zoom.al