zoom

Aktualitet

Ministrja robot “Diella”, eksperti italiano-britanik: Çmenduri! Alibia e përsosur për ata që duan të udhëheqin pa u shqetësuar

Ministrja robot “Diella”, eksperti italiano-britanik: Çmenduri! Alibia e përsosur për ata që duan të udhëheqin pa u shqetësuar

Eksperti italiano-britanik, Marco Camisani Calzolari ka ngritur shqetësime rreth emërimit të “Diella”-s si ministre e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri.

Ai shprehet se ideja ka bërë bujë, por theksoi se është çmenduri duke ngritur pikëpyetje se çfarë qëndron pas emërimit të një ministerje robot në vendin tonë.

Marco Camisani Calzolari shprehet se ministre e krijuar nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe s’mund t’u përgjigjet qytetarëve, duke theksuar se personi që e kontrollon mbetet në hije.

Ai ngre dyshime mbi emërimin e “Diella”-s teksa shprehet se do përdoret si albi e përsosur “për ata që duan të udhëheqin pa u shqetësuar”.

“Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale dhe duhet të menaxhojë kontratat publike.

Ideja bëri bujë, por është çmenduri. Një ministër i krijuar nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe nuk mund t’u përgjigjet qytetarëve.

Kush kontrollon makinën mbetet në hije. Kjo nuk është risi, por po bëhet alibia e përsosur për ata që duan të udhëheqin pa u shqetësuar”, shprehet ai.

Postime të lidhura