zoom

Lajme

Bardhi ironizon Ramën dhe kolegen Diella: Mos e pyet për opozitën, por për tenderat e AKSHI-t

Bardhi ironizon Ramën dhe kolegen Diella: Mos e pyet për opozitën, por për tenderat e AKSHI-t

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook, komentoi komunikimin e kryeministrit Edi Rama me “Diellën”.

Bardhi theksoi me ironi se do të ishte më se e nevojshme që Rama ta pyeste për fondet e AKSHI-it, ndërsa për çështjet e opozitës ka kush t’u japë përgjigje.

Sipas Bardhit, kjo situatë tregon qartë se qeveria po përdor figura virtuale dhe manipulime për të mbuluar korrupsionin dhe skandalet në institucionet publike duke anashkaluar transparencën dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale.

Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!/Zoom.al

Postime të lidhura