zoom

Lajme

Betohen ligjvënësit e rinj/ Dy deputetë të PSD japin dorëheqjen

Betohen ligjvënësit e rinj/ Dy deputetë të PSD japin dorëheqjen

Deputetët e rinj të Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u betuan pasditen e sotme në Parlament.

Deputetët e betuar janë 138 nga 140, pasi dy deputetë të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen nga mandatet e tyre. Ata pritet të zëvendësohen nga dy emra të tjerë që vijnë nga lista e hapur e PSD.

Seanca u drejtua nga Vasil Llajo, deputeti më i vjetër i PS, i cili bëri thirrje për bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE si mision kombëtar, jo partiak. Por, opozita nuk e pranoi këtë: PD bojkotoi procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duke akuzuar mazhorancën për “vjedhje, krim dhe korrupsion”. Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, deklaroi se emri i propozuar, Niko Peleshi, nuk ka legjitimitet për të udhëhequr Kuvendin, dhe kritikoi procesin e votimit si një akt të padrejtë.

Në këtë të sesion të ri parlamentar, PS ka 83 mandate deputeti, PD 50, PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet./ Zoom.al

Postime të lidhura