zoom

Bota

Sali Berisha refuzoi të hapte seancën e parë të Kuvendit, mjeku Vasil Llajo: Në këtë sallë do kemi gjithmonë ndasi

Sali Berisha refuzoi të hapte seancën e parë të Kuvendit, mjeku Vasil Llajo: Në këtë sallë do kemi gjithmonë ndasi

Kuvendi i Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës së XI-të.

Deputeti më i vjetër, Sali Berisha, që sipas rregullores i takonte të hapte seancën, refuzoi ta bëjë këtë. Të njëjtën gjë bëri edhe Tritan Shehu, deputeti i dytë më i vjetër. Për pasojë, seancën e hapi deputeti socialist Vasil Llajo.

Në fjalën e tij, Llajo kërkoi bashkëpunim mes forcave politike në Parlament, se Kuvendi duhet të dalë me mesazh të qartë për qytetarët shqiptarë dhe të përkushtohet tek misioni i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëjetesës midis përvoje­s dhe rinisë në politikë: “Politika ka kuptim kur prek jetën reale të njerëzve. Gjysma e deputetëve janë për herë të parë. Qytetarët duan gjuhë më të matur dhe më të besueshme …” — duke nënvizuar se, edhe pse do të ketë ndasi midis mazhorancës dhe opozitës, qëllimi duhet të jetë bashkimi tek synimet e përbashkëta.

Gjithashtu, u shpall ngritja e një Sekretarie për procedurën e verifikimit të figurave dhe betimit të ligjvënësve të zgjedhur. Deri në formimin e përbërjes së plotë të Kuvendit, tre deputetë të moshës më të re u caktuan për këtë Sekretari: Marjana Koceku, Zegjine Caushi, dhe Klodiana Capja.

Postime të lidhura