zoom

Lajme

A do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Përgjigjet Berisha

A do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur sot përpara nisjes së Kuvendit nëse do të bojkotojë zgjedhjet parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Në përgjigje, ai foli për mundësinë e bojkotit si një nga taktikat politike që PD po vlerëson.

Sipas Berishës: “Zgjedhjet mund ti bojkotojmë… Bojkoti është edhe ajo një armë e formë, por ndoshta forma më e lehtë.”

Ai theksoi se të gjitha vendimet strategjike të partisë do të bëhen publike, pasi sipas tij, me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Përmes kësaj deklarate, PD tregon se nuk përjashton bojkotin si një mjet presioni politik nëse kushtet nuk janë të pranueshme për të garuar në mënyrë të drejtë.

Postime të lidhura