Aplikacion
Kryeministri Edi Rama vendosi që Ogerta Manastirliu të kandidojë për postin e kryebashkiakes së Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Ky vendim e detyron Manastirliun të lërë mandatin e deputetes, të cilin e fitoi në zgjedhjet e 11 majit.
Si pasojë, në Kuvend rikthehet Blerina Gjylameti, e renditur në listën e Partisë Socialiste.
Ajo nuk arriti të siguronte ulëse pas zgjedhjeve, për shkak të konkurrencës së fortë për vota me Olta Xhaçkën, por tashmë rikthehet në Parlament si zëvendësuese e Manastirliut.
Gara mes dy zonjave socialiste ishte “kokë më kokë” prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6.213 vota, kurse Gjylameti 6.085 të tilla./ Zoom.al

