zoom

Lajme

Berisha flet për garën për Tiranën: Kush do të kandidojë përballë Manastirliut?

Berisha flet për garën për Tiranën: Kush do të kandidojë përballë Manastirliut?

Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama që Ogerta Manastirliu të kandidojë për kryebashkiake të Tiranës, Partia Demokratike po përgatit kandidatin e saj.

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se PD ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të kryeqytetit, që sipas tij përfaqësojnë vlera të forta kundrejt Manadstirliut.

Ai nuk përmendi emra konkretë, por nga gazetarët u pyet drejtpërdrejt për Ilir Alimehmetin.

Berisha u përgjigj se nuk mund të vendosë vetëm me mendjen e tij dhe se çdo vendim do të merret në bazë të procedurave të brendshme të partisë.

“Padiskutim kemi kandidatura, por do të dalë në bazë të procedurave. Mendoj së PD ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin. Nuk mund të ketë emër tjetër përveçse korba e Covid. A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime. Nuk mund ta bëj”, tha Sali Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura