zoom

Lajme

Rama shkarkon Veliajn: Tiranës i duhet Ogerta Manastirliu

Rama shkarkon Veliajn: Tiranës i duhet Ogerta Manastirliu

Kryeministri Rama ka shkarkuar zyrtarisht Erion Veliajn nga detyra e kryebashkiakut dhe ka propozuar Ogerta Manastirliun si pasardhësen “e duhur” për kryeqytetin.

“Nuk është vendim i lehtë, por Tirana s’mund të gdhihet e ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës s’mund të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se ç’do të bëhet me bashkinë.E çmoj nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë në respect me integritetin në kryerjen e çdo detyre, dhe mbi të gjitha për shërbimin e veçantë ndaj publikut, kujdesin nga bashkëpunëtore dhe për vëmendjen ndaj çdo njeriu në Shqipëri që e kanë lidhur, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës,”- tha Rama.

Edi Rama ka hapur Asamblenë e PS-së sot duke adresuar çështjen e Bashkisë së Tiranës, e cila ka mbetur pa kryesi që prej arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin  e Tiranës, Nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë. Ne PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në çështje të drejtësisë kur nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do e bëjmë duke bërë avokatin e kujtdo. Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi sa të jem unë, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësore. I kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje apo shkarkimi i prokurorëve e i gjykatësve,”- u shpreh Rama./Zoom.al

Postime të lidhura