zoom

Lajme

Rama e shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut, vjen lëvizja e parë nga Veliaj

Rama e shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut, vjen lëvizja e parë nga Veliaj

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës të nisë procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku ka dorëzuar për herë të dytë një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” që po vuan prej disa muajsh.

Rekursi është regjistruar më 10 shtator 2025 dhe aktualisht, çështja është në proces shqyrtimi nga Gjykata e Lartë.

Ky hap vjen një ditë pasi SPAK njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Në të janë marrë të pandehur gjithsej 18 persona si dhe 12 kompani e OJQ, ndërsa ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza penale. Po ashtu, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për 12 vepra penale./ Zoom.al

Postime të lidhura