zoom

Lajme

Video/ E zverdhur dhe e hutuar, Manastirliu shokohet kur Rama e cakton kandidate për Tiranën: E di që të ra si bombë!

Video/ E zverdhur dhe e hutuar, Manastirliu shokohet kur Rama e cakton kandidate për Tiranën: E di që të ra si bombë!

Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Rama propozi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.

Por ministrja e Arsimit nuk shfaqi asnjë entuziazëm, madje tregoi të kundërtën. Tronditja e Manastirliut u vu re edhe nga kreu i qeverisë i cili i kërkoi ndjesë për lajmin bombë.

Nuk dihet nëse lajmi ishte me të vërtetë surprizë për Manastriliun apo thjesht një inskenim i zakonshëm i socialistëve, por në çdo rast entuziazmi i kandidates së re për bashkinë Tiranë, mungonte.

“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Postime të lidhura