zoom

Lajme

Kush do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

Kush do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për mediat se opozita ende nuk ka vendosur për kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Ai theksoi se vendimi do të merret në mënyrë kolektive nga PD, ndërsa shtoi se Erion Veliaj nuk është më në pozitat politike të mëparshme.

“Rama e spostoi politikisht Veliajn”, tha Berisha, duke nënvizuar se opozita nuk ka arsye për ta mbrojtur kreun aktual të bashkisë.

Ende nuk kemi një vendim për kandidatin apo kandidaten që do të vendosim në Bashkinë e Tiranës. Do të marrim një vendim si PD, patjetër. Ne nuk mbrojmë Erion Veliajn, sepse ai e meriton që atë vend ku ndodhet. Por, Rama e spostoi politikisht Veliajn”, tha Berisha.

Në Asamblenë e PS, Edi Rama kërkoi nga Këshilli Badhkiak i Tiranës të nisë procedurar për shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalli si kandidate të PS për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliun./ Zoom.al

Postime të lidhura