zoom

Lajme

Demokratët kundër Niko Peleshit, bojkotojnë votimin e tij si kryetar Kuvendi

Demokratët kundër Niko Peleshit, bojkotojnë votimin e tij si kryetar Kuvendi

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka rifilluar pasditen e sotme, ku po zhvillohet procesi i votimit për kryetarin e ri të propozuar nga mazhoranca, Niko Peleshi.

Grupi parlamentar i PD ka bojkotuar votimin, duke shfaqur simbolikisht pakënaqësinë.

Deputetët demokratë përplasën duart mbi tavolinë dhe hodhën në kutitë e votimit pankarta me akuza ndaj qeverisë.

Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”.

“Kjo shumicë nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kryetar i Kuvendit, aq më tepër sikur të ulësh në karrigen e kryetarin e Kuvendit Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni thjesht po na tregoni që filozofia juaj është vjedhje dhe krim”, tha Gazment Bardhi./ Zoom.al

Postime të lidhura