zoom

Të gjitha

E dinit?! Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikojnë për herë të parë foto nga martesa

E dinit?! Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikojnë për herë të parë foto nga martesa

Dy këngëtarët e njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni  Koçi, kanë disa vite që po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Më 3 nëntor të vitit 2018, artisti i bëri një propozim të veçantë partneres së tij, në Plavë.

E nga fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, vihet re se çifti i dashur për publikun i ka dhënë fund beqarisë. Eni ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë dhe nga ana tjetër Genci me një kostum dhëndri, teksa ndodhen në mes të një lëndine.

“Zoti dhe Zonja Prelvukaj. Të martuar që prej vitit 2019”, shkruan këngëtarja e njohur bashkëngjitur me fotot e veçanta. Me këto postime, ata treguan se kanë pak vite që janë martuar.

Madje artistja është përfolur tashmë se është në pritje të fëmijës së tyre të parë por deri më tani nuk ka ende asnjë reagim nga ana e saj.

 

Postime të lidhura