zoom

Të gjitha

Eni Koçi, sapo na ëmbëlsoi ditën më barkun e rrumbullakosur

Eni Koçi, sapo na ëmbëlsoi ditën më barkun e rrumbullakosur

Eni Koçi po e kalon në privatësi duke mos qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto të rrallë nga shtatzënia. Në foton në fjalë këngëtarja shihet e ulur në një bar teksa ka veshur një fustan jeshil me pika të bardha. Edhe pse në muajit e parë të shtatzënisë, barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket tashmë.

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

Ata po ashtu kanë kurorëzuar edhe dashurinë e tyre në martesë, ndonëse ende nuk kanë realizuar dasmë. Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura