zoom

Të gjitha

“Ama”, kënga e Genc Prelvukaj dhe Eni Koçit mbart një kuptim shumë të veçantë

“Ama”, kënga e Genc Prelvukaj dhe Eni Koçit mbart një kuptim shumë të veçantë

Çifti i njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pak ditë më parë njoftuan se janë të martuar që nga viti 2019. Të dy ndan imazhe në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram ku Eni shihet me fustan të bardhë teksa Genci me kostum elegant.

Ndërkohë, dyshja kanë publikuar bashkëpunimin “Ama” dhe në videoklipin e këngës kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të parë.

Eni dhe Genci në fund të klipi bëjnë zbulimin e gjinisë së foshnjës e cila është vajzë ndërsa ata shihen të lumtur kur kuptojnë këtë.

Ndërkohë, producent i këngës “Ama” është Genci i cili gjithashtu u kujdes për tekstin. Videoklipi iu besua produksionit “Black Fish” ndërsa në kitarë Astrit Stafa.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh, komenti i Gretës për këtë rast ka qenë edhe më epik se vetë situata.

Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni. /L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura