Aplikacion
Zhanri i veçantë muzikor i Koresë së Jugut K-pop është kthyer në një muzikal, “KPOP”, që do të hapet në Broadway në Nju Jork më vonë këtë vit.
Luna, një ish-anëtare e grupit K-pop f(x), do të bëjë debutimin e saj në Broadway në shfaqjen, e cila tregon historinë e superyjeve të ndryshëm të K-pop-it, të cilët po përgatiten për një koncert të veçantë vetëm për një natë.
Por gjatë përgatitjes, një nga yjet, të luajtur nga Luna, kalon një luftë të brendshme që kërcënon të prishë të gjithë industrinë. Krijuesja e shfaqjes, Helen Park, tha se ajo po punon shumë për të nderuar artistët dhe fansat e fenomenit global K-pop.

“Unë mendoj se frika ime më e madhe ka qenë gjithmonë të bëja një parodi të keqe të zhanrit,” tha Park. “(Por) mendoj se do të arrijmë në një vend ku jemi krenarë për të.”
Park e përshkroi mjedisin si të pamëshirshëm në kërkimin e përsosmërisë dhe plot pasion, por në fund të fundit një burim gëzimi për audiencën, me elemente multimediale prekëse dhe befasuese.
“KPOP” është planifikuar të fillojë më 13 tetor dhe zyrtarisht të hapet më 20 nëntor në Circle in the Square Theatre në New York City./L.K
/Zoom.al