zoom

Të gjitha

Miriam Cani së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor

Miriam Cani së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur Miriam Cani është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Prej vitesh pjesë e tregut muzikor, artistja ka qenë gjithnjë një nga të preferuarat  publikut për zërin dhe ëmbëlsinë e saj,

E ftuar në ‘Top Albania Radio”, ajo ka bërë me dije se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

“Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë.

Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur.

Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë.”, tha ajo./L.K

/Zoom.al