zoom

Bota

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet zgjedhjet në Tiranë

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet zgjedhjet në Tiranë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit që shpallte zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar zyrtarisht, duke bërë të ditur se përgatitjet për kryeqytetin janë ndërprerë.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se: “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kemi këtë komunikim në lidhje me atë që ndodh me procesin zgjedhor në 6 bashkitë e vendit sipas dekretit të Presidentit. Në zbatim të këtij vendimi, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës.”

Megjithatë, Celibashi theksoi se procesi zgjedhor do të vijojë normalisht në pesë bashkitë e tjera ku është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen mes debatit institucional për vlefshmërinë e dekretit presidencial dhe momentit të shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi zhvillimin e procesit në këtë bashki të rëndësishme.

Postime të lidhura