zoom

Lajme

Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë

Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”.

Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit.

Menjëherë, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës.

Ndërkohë, Veliaj ankimoi në Gjykatë Kushtetuese më 29 shtator vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkoi nga detyra.

Postime të lidhura