zoom

Lajme

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, zbardhet mesazhi i PS për strukturat

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, zbardhet mesazhi i PS për strukturat

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili kishte caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës. Vendimi u mor njëzëri dhe parashikon që çështja të shqyrtohet më tej në seancë plenare më 31 tetor.

Reagimi i Partisë Socialiste ishte i menjëhershëm: sipas PS-së, vendimi nuk prek zhvillimin e zgjedhjeve, duke u përpjekur të minimizojë ndikimin politik të pezullimit. Mesazhi drejtuar degëve lokale thekson se datat përfundimtare do të përcaktohen më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

Ish-kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në Kushtetuese, duke kundërshtuar dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e tij nga detyra. Avokatët e tij argumentojnë se vendimi i presidentit është akt juridik i pavlefshëm, pasi e trajtoi shkarkimin si çështje administrative. Ata kërkuan gjithashtu pezullimin e dekretit derisa gjykata të shqyrtojë tërësinë e çështjes në themel./ Zoom.al

Postime të lidhura