zoom

Aktualitet

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Respektoj vendimin

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Respektoj vendimin

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.

Në një njoftim, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës deklaron se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” thuhet në njoftim.

Postime të lidhura