zoom

Lajme

Begaj sfidon Veliajn: Letër në Kushtetuese për zgjedhjet e Tiranës

Begaj sfidon Veliajn: Letër në Kushtetuese për zgjedhjet e Tiranës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një letër zyrtare në Gjykatën Kushtetuese ku i kërkon asaj të rrëzojë kërkesën e kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Sipas Presidencës, pezullimi i dekretit ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve në datën e përcaktuar dhe kërkon ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për të siguruar vijimësinë e procesit zgjedhor.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letrën e Begajt, drejtuar Gjykatës Kushtetuese./ Zoom.al

Postime të lidhura