Aplikacion
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin prej 1.6 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale, të cilat do të zhvillohen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit.
Bashkitë ku do të zhvillohen votimet janë Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, ndërsa ajo e Tiranës duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në ditët në vijim, KQZ pritet të publikojë kalendarin zyrtar të fushatës dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve për secilën bashki./ Zoom.al

