zoom

Lajme

Pezullimi i zgjedhjeve/ Florjan Binaj: Kurdo të caktohet votimi, do të marrim pjesë

Pezullimi i zgjedhjeve/ Florjan Binaj: Kurdo të caktohet votimi, do të marrim pjesë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës, që përcaktonte datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Në një reagim, Binaj e cilësoi këtë zhvillim si “një hap të parë drejt një rrugëtimi të gjatë për ndryshim”, duke theksuar se beteja politike për Tiranën nuk ndalet pavarësisht vonesave apo manovrave procedurale.

Ai u shpreh se vendimi i Kushtetueses duhet të lexohet si një sinjal i kthimit të balancave institucionale, të rrënuara nga dominimi politik i shumicës./ Zoom.al

Postimi i plotë:

Miqtë e mi,

Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim.

Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët.

Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

Flori.

Postime të lidhura