Aplikacion
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, zhvilloi sot një takim me koordinatorët e partive opozitare, ku më pas mbajti konferencën e tij të parë për mediat.
Ai theksoi se fushata e tij synon të bashkojë qytetarët përtej ndarjeve politike, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për ndryshimin në kryeqytet.
“Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh që do të kemi ditët në vijim. Si kandidat i pavarur, por me mbështetjen e forcave opozitare, i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të na bashkohen, pa dallim partie. Ky bashkim është një sinjal i qartë për atë që pritet të ndodhë në qytetin tonë”, u shpreh Binaj.
Ai theksoi se fushata do të zhvillohet në terren, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa programi i tij po përgatitet nga një ekip profesionistësh jopartiak.
“Po punojmë me kujdes, sepse çdo gjë që bëhet mirë kërkon kohë. Në terren do të jem pa kryetarët e partive, por jam i gatshëm të takohem me çdo drejtues opozitar për të diskutuar idetë dhe qëllimet tona të përbashkëta”, shtoi ai./ Zoom.al