Aplikacion
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj.
Në një videomesazh, Veleshnja orienton qytetarët që të votojnë për Binajn për vlerat që gëzon, ndërsa kandidaten socialiste Ogerta Manastirliu e përshkruan si një njeri në shërbim të Edi Ramës që nuk e meriton votën e qytetarëve.
“Më thoni një arsye pse duhet t’ja jap votën Manastirliut? Aa, po. Se ka gëzuar gjithmonë Edi Ramën dhe ai i thotë “bravo, bravo”. Jo! Bravo duhet t’i thotë populli këtyre që drejtojnë këtë vend. Pse duhet t’ja jap unë votën Florjan Binajt? Sepse ka akoma shenja në duar pasi ka punuar që në moshën 8-vjeçare me duralumin me babain e tij. Është një nga djemtë më të mirë të komunitetit të artistëve. Tirana duhet shpëtuar me një njeri si Flori”, shprehet Veleshnja./ Zoom.al