Aplikacion
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në intervistën për Top Story u përpoq të tregonte vendosmëri lidhur me dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë dhe zhvillimet në drejtësi.
I pyetur nëse do të ketë konflikt institucional në rast se Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e tij, Begaj shmangu një qëndrim të prerë, duke thënë se “Gjykata është në të drejtën e saj” dhe se ai do të mbrojë aktet e Presidencës “në çdo rast”.
Në vend të një përgjigjeje konkrete për pasojat politike apo institucionale, kreu i shtetit u kufizua në përsëritjen e nocionit “jemi brenda ligjshmërisë”.
Po kështu, në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të SPAK dhe BKH, Begaj theksoi rëndësinë e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, por nuk dha asnjë reflektim mbi kritikat që kanë qarkulluar për funksionimin e këtyre institucioneve apo për rrezikun e ndikimeve politike.
Duke e quajtur SPAK-un “institucionin me besueshmërinë më të lartë”, Presidenti shmangu analizën e mangësive që janë evidentuar gjatë këtyre viteve në raport me pritshmëritë e qytetarëve.