zoom

Lajme

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Rama mbledh strukturat dhe ndan detyrat

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Rama mbledh strukturat dhe ndan detyrat

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për të organizuar fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Takimi, i cili zgjati rreth 40 minuta, u zhvillua në një hotel në qendër të Tiranës.

Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliu si kandidate për kryebashkiake, ndërsa Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e PS-së. Gjatë takimit, Kryeministri Rama ka ndarë detyrat dhe zonat për ministrat dhe drejtuesit politikë të Tiranës:

Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit.

Fatmir Xhafaj do të angazhohet në Njësinë 10.

Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen vetëm për fushatën.

Ulsi Manja do të angazhohet gjithashtu në Tiranë.

Xhemal Qefalia do të merret me zonën e Dajtit.

Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të punojnë në Njësinë 8.

Elisa Spiropali nuk është deleguar në asnjë zonë.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar më 25 shtator, ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Qeverisë dhe dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili caktoi datën e zgjedhjeve për 9 nëntor./ Zoom.al

Postime të lidhura