zoom

Lajme

Rama justifikon shkarkimin e Veliajt: Qyteti nuk mund të presë më

Rama justifikon shkarkimin e Veliajt: Qyteti nuk mund të presë më

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën politike në kryeqytet dhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në episodin e fundit të podcastit të tij “Flasim”.

Gjatë bisedës, Rama foli edhe për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej tetë muajsh ndodhet në paraburgim.

Sipas tij, Veliaj është “larguar nga zyra pa gjyq” dhe mbahet në paraburgim në një mënyrë që ngre pikëpyetje mbi standardet e procesit.

“Tirana mbeti pa drejtim për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër që lidhet me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe po mbahet ende në paraburgim përmes një procesi të dyshimtë. Por qyteti nuk mund të presë më. Kush mendon të kundërtën, nuk e kupton rëndësinë që ka Tirana për zhvillimin e vendit”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te debatet mbi ligjshmërinë e dekretit të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke kritikuar ata që e kundërshtojnë këtë vendim. Ai theksoi se kundërshtarët “nuk kanë njohuri të mjaftueshme mbi Kushtetutën dhe funksionimin e institucioneve”./ Zoom.al

Postime të lidhura