zoom

Aktualitet

Kush ka të drejtë?/ Shoqata e Gjyqtarëve kundër Ramës

Kush ka të drejtë?/ Shoqata e Gjyqtarëve kundër Ramës

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama dhe mbrojtjes që ai i ka bërë zëvëndëses së tij Belinda Balluku në dosjen që po heton SPAK.

Shoqata shpreh shqetësim se këto deklarata përbëjnë presion ndaj pushtetit gjyqësor dhe cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve.

Sipas Shoqatës, deklaratat e kreut të ekzekutivit krijojnë një klimë mosbesimi ndaj drejtësisë dhe mund të shërbejnë si justifikim për masa që dobësojnë pushtetin gjyqësor. Ajo rithekson parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke e cilësuar pavarësinë e gjyqësorit si gur themeli të shtetit të së drejtës. Gjithashtu, Shoqata i referohet raporteve të Komisionit Evropian, ku theksohet si shqetësim presioni politik ndaj sistemit të drejtësisë.

Por Pëllumbi nuk thotë asnjë fjalë se kush i jep të drej†ë atij dhe shoqatës së tij të ndërhyjë der në pushtetin ekzekutiv dhe të kërcënojnë edhe Gjykatën Kushtetuese. Kush i jep te drejtën atyre të krijojnë dhe shkarkojnë qeverinë pa një vendim fajsie. Apo delirantët pasi kaluan nje veting të turpshëm mendojnë se kanë pushtet absolut.

Postime të lidhura