Aplikacion
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve lëshoi sot një akuzë të fortë ndaj Kuvendit të Shqipërisë përr tejkalim kompetencash dhe cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor nëpërmjet ndryshimeve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Në thelb të problemit qëndrojnë argumentet alarmuese të Shoqatës së Gjytarëve dhe mazhoranca socialiste në Kuvend, përmes projektligjit, po tenton të uzurpojë kompetencat kushtetuese të Keshilli i Lartë Gjyqesor, duke emëruar “de facto” kryetarët e gjykatave pa garë dhe pa vendimmarrje të KLGJ-së, pasi i konfirmon dhe i çimenton ata në detyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2028.
Sipas Shoqatës, kjo është një shkelje direkte e nenit 147/a të Kushtetutës, sipas të cilit vetëm KLGJ ka të drejtë tëemërojë, ngrejë në detyrë apo transferojë gjyqtarë, përfshire postet drejtuese.
Deklarata evidenton disa elementë të rëndësishëm si shkelje e ndarjes së pushteteve, pasi, sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, Kuvendi hyn në një territor kushtetues që nuk i takon, duke cënuar drejpërdrejtë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
LEXO EDHE: https://zoom.al/ps-kunder-drejtesise-vale-sulmesh-ndaj-gjyqtareve-e-prokuroreve-nder-vite/
Sipas Shoqatës, ky është një ligj “ad personam, pasi ndryshimet nuk krijojnë një rregull të përgjithshëm, por “fiksojnë” persona konkretë në poste drejtuese, gjë që Kushtetuta dhe jurisprudenca e ndalojnë.
Po kështu, thotë Shoqata, ndryshimet vendosin një standard të dyfishtë, pasi ndryshimi vlen vetëm për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ dhe jo për gjykatat e posaçme, sikundër ato përbëjnë një injorim të qëllimshëm të KLGJ-së, i cili e ka miratuar tashmë rregulloren për zgjedhjen e kryetarevë dhe që ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2026. Pra, Kuvendi ndërhyn pikërisht kur sistemi po fillon të funksionojë normalisht.
Por nga ana tjetër, problemi i këtij projektligji shkon më thellë se shmangia e garës dhe shkeljes së kompetencës së gjyqësorit. Nëse miratohet, ai do të prodhojë përçarje në sistemin gjyqësor. Ky draft krijon de facto dy kategori gjyqtarësh, nga njëra anë kryetarët që janë në detyrë dhe që përfitojnë prej tij pasi konfirmohen në postet e tyre deri në fund të vitit 2028 dhe nga ana tjetër gjyqtarët që presin procedura të rregullta dhe konkurruesepër t’u promovuar në krye të gjykatave.
Kjo ndarje, që bëhët përmes fitilave që po fut vazhdimisht politika në gjyqësor, ushqen tension të brendshëm, dyshim mbi legjitimitetin e drejtuesve dhe perceptimin se disa janë të privilegjuar politikisht dhe disa të tjerë të diskriminuar po politikisht. Një gjyqësor i tillë nuk është më i pavarur, por i politizuar.
Po kështu, ndërhyrja e Kuvendit në një fushë ku KLGJ-ja tashmë ka miratuar aktet nënligjore dhe ka nisur normalizimin e procesit të emërimeve, e vendos sistemin në një përplasje artificiale. Kuvendi del kundër KLGJ-së ndërsa ligjvënësitkundër qeverisjes së brendshme të gjyqësorit.
LEXO EDHE: https://zoom.al/akuzat-e-rames-ndaj-magjistrateve-reagon-be/
Shoqata e Gjyqtarëvve, në reagimin e saj paralajmëron se do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese teksa kujton vendimin nr. 34, date 10.04.2017 të Gjykatë Kushtetuese, e cila rrëzoi një ndërhyrje të ngjashme në mandatin e kryetarëve të gjykatave dhe e shpalli antikushtetues një model pothuaj identik.
Se cila është arsyeja e këtij projektligji, do të duhet të presim argumentat e qeverisë. Por deri atëherë, ajo që kemi parë rëndom këto kohë është goditja e vazhdueshme nga frëngjia e kryeministrisë ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Në këtë suazë, për shumë njerëz të drejtësisë, kjo është goditja e radhës nga një pushtet që gjyqësorin e sheh si armikun e tij kryesor, për shkak të korrupsionit që ka shpërthyer thuajse në çdo institucion të rëndësishëm të qeverisjes qëndrore e vendore. /Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit